Arian Tahiri ka dalur në mbështetje të Bedri Hamzës për kryetar të PDK-së.
Postimi:
Si pjesë e gjeneratës së re të politikanëve në Mitrovicë, jam krenar që sot mund ta mbështes kryetarin tim, Bedri Hamzën, për kryetar të PDK-së. Po të mos ishte Bedri Hamza, sot PDK-ja në Mitrovicë nuk do të kishte kaq shumë të rinj, secili më i përgatitur se tjetri, pjesë aktive e politikëbërjes në qytetin tonë. Ai nuk ka krijuar vetëm një gjeneratë të re politikanësh, por ka hapur edhe një rrugë të re për ne.
Jemi mirënjohës për mundësitë që na ka dhënë për rritjen tonë profesionale dhe politike.
Mitrovica i jep mbështetje të fuqishme kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamzës!



