2025/11/15
Banner Top
Kosova publikon formacionin ndaj Sllovenisë

Kombëtarja e Kosovës ka publikuar formacionin startues për ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror, që do të luhet ndaj Sllovenisë në kuadër të Grupit B. Ndeshja do të zhvillohet në Lubjanë, me fillim në orën 20:45.

Për shkak të suspendimit të portierit Arjanet Muric për shkak të kartonëve, Kosova do të paraqitet me portierin Samir Saipi në porta. Në mbrojtje, kapiteni Amir Rrahmani do të udhëheqë katërshën e mbrojtësve, ndërsa do të shoqërohet nga Lumbardh Dellova, Dion Gallapeni në krahun e majtë dhe Mergim Vojvoda në krahun e djathtë.

Në mesfushë, trajneri është pozicionuar me Elvis Rexhbecaj, Leon Avdullahu dhe Florent Muslija, ndërsa në sulm, dyshja Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani do të jenë përgjegjës për shënimin e golave.

Aktualisht, Kosova ka grumbulluar 7 pikë në grup dhe një barazim eventual ndaj Sllovenisë do të mundësonte sigurimin e vendit të dytë, që do të hapte mundësinë për kualifikim në fazën e playoff-it për Kampionatin Botëror.

Formacioni startues i Kosovës është:

Porta: Samir Saipi
Mbrojtje: Mergim Vojvoda, Amir Rrahmani (kapiten), Lumbardh Dellova, Dion Gallapeni
Mesfushë: Elvis Rexhbecaj, Leon Avdullahu, Florent Muslija
Sulm: Fisnik Asllani, Vedat Muriqi

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment