2025/12/17
Banner Top
Shkeljet me tenderat e AKSHI, SPAK lëshon urdhër arresti për drejtoreshën Mirlinda Karçanaj dhe disa biznesmenë

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan mëngjesin e së martës në zonën e Kodrës së Dielit në Tiranë, në një operacion që burime nga Prokuroria e Posaçme pohojnë se është në zhvillim e sipër.

Kontrollet janë ushtruar në kuadër të një hetimi që SPAK ka nisur prej më shumë se një viti nën dyshimet e abuzimit me tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Burimet pohojnë se nën hetim janë 11 procedura prokurimi, për të cilat prokuroria e posaçme dyshon se ka shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime të tjera.

Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar disa masa sigurisë. ‘Arrest shtëpie’ është caktuar për shtetasen Mirlinda Karçanaj dhe arrest me burg për shtetasit me iniciale E.A. dhe E.B.

Aksioni është ende në vijim dhe pritet në orët në vazhdim që SPAK të dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me këto kontrolle dhe dosjen konkrete që po heton.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment