Kryediplomati evropian, Josep Borrell, po shpreson që Kosova dhe Serbia do ta pranojnë propozimin e BE-së, e që njihen si plani ‘franko-gjerman’.
Diplomati spanjoll, në një intervistë për “Deutsche Welle” tregoi se e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për një takim që do të mbahet më 27 shkurt në Bruksel.
“Jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Do të takohem me të dy në Bruksel më 27 shkurt. Po i kam ftuar për të pasur një ditë të plotë diskutime. Është një propozim në tryezë. Shpresoj që ata të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre”, u shpreh ai.