spot_imgspot_img
spot_img

PDK-ja paralajmëron denoncim ndaj Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se pas shqyrtimit të raportit të Komisionit Hetimor për Energjinë Elektrike të mërkurën, do të dorëzojnë një kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit kundër Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Tahiri ka thënë se PDK-ja do ta dorëzojë kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës pas seancës së të mërkurës.

Ai ka thënë se raporti i Komisionit Hetimor, në të cilin është intervistuar edhe ambasadori Berishaj, përmban shumë gjetje rreth menaxhimit të krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

“Ky raport gjen jashtëzakonisht shumë gjetje në menaxhimin e krizës energjetike. Dhe, në anën tjetër po ashtu jemi duke përgatitur një kallëzim penal mbi të gjeturat e këtij raporti dhe në momentin e miratimit apo mosmiratimit (të raportit) do ta dorëzojmë këtë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale”, ka thënë Tahiri, raporton Paparaci.

Shefi i deputetëve të PDK-së ka deklaruar se ka dyshime mbi financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje nga Martin Berishaj.

“Ka shumë supozime se me këto mjete është financuar fushata e kryeministrit Kurti në vitin 2021. Mirëpo, normalisht kjo është një çështje e cila duhet t’i nënshtrohet një hetimi penal”, ka thënë ai.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...