2025/12/19
Banner Top
Arrestimi i gjashtë zyrtarëve të shtetit dhe një ish-ministri, Prokuroria Speciale: Të dyshuarit u kapën duke i shkëmbyer paratë

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje për arrestimet e gjashtë zyrtarëve të shtetit të dyshuar për keqpërdorime, përfshirë edhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, me iniciale F. I.

Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike nën udhëheqjen e Prokurorit Special, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi ndër të tjera me masa të veçanta hetimore në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprave penale:

“korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti,  ushtrim të ndikimit, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim.

“Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L.”, njofton prokuroria.

Të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave dhe me vendim të Prokurorisë Speciale  shtatë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar:

“rreth 20 mijë (20.000) euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme dhe pajisje elektronike”, vijon njoftimi.

“Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.

Pamje:

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment