2025/12/21
Banner Top
Hoti: Dje, situata me rrymë në Rahovec ka qenë e rënduar, situatë e njëjtë, me gjasë, është edhe në rajone të tjera

Kandidati për deputet i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se dje situata me energjinë në shumë fshatra dhe në qytetin e Rahovecit ka qenë  rënduar.

“Dje, situata me energjinë elektrike në shumë fshatra të Rahovecit dhe në qytet ka qenë e rënduar. Me orë të tëra nuk ka pasur furnizim. Situatë e njëjtë, me gjasë, është edhe në rajone të tjera. E kemi ngritur në vazhdimësi këtë problem, por situata nuk po përmirësohet. Papërgjegjësi totale. Menaxhimi i situatës nga ana e KEDS-it është i papranueshëm.”

Ai ka shtuar se pasiguria e furnizimit me energji elektrike çrregullon çdo planifikim familjar për festat e fundit të vitit.

“Bizneset detyrohen të ndërpresin punën apo të punojnë me kosto të rritura.”

Ai ka thënë se vitet e fundit sektori i energjisë është menaxhuar tmerrësisht keq.

“Fatkeqësisht, gjithë këto vite sektori i energjisë është menaxhuar tmerrësisht keq. Pesë vite pa asnjë kapacitet të ri energjetik. Projektet e iniciuara në qeveritë paraprake janë ndërprerë, duke krijuar terren për import enorm të energjisë elektrike.”

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment