2025/12/23
Banner Top
TRAGJIKE/ Gjendet pa JETË këngëtari i njohur shqiptar! (Zëri i këngës ikonike “Xhamadani vija vija”)

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme këngëtari shqiptar, Shemsi Krasniqi, i cili për të gjithë njihet si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit është bërë i ditur nga mediat në Kosovë.

Krasniqi ishte një nga zërat më të dashur dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, njeriu që i dha jetë këngës që u bë simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.

Me zërin e tij karakteristik dhe interpretimin e thellë, ai arriti të lidhte gjenerata të tëra me traditën dhe kulturën muzikore shqiptare, duke lënë një gjurmë të paharrueshme në muzikë.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, por sipas Klan Kosovës, trupi i tij u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Dragodan, në mesnatë.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment