spot_imgspot_img
spot_img

Korenica: U shkarkova për votën kundër Kodit Civil – janë përjashtuar edhe deputetë tjerë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, është larguar nga pozita e Koordinatorit të Qendrës së kësaj partie në Rahovec.

E ky largim ka ardhur si shkak i votës së tij kundër Projektkodit Civil në Kuvendin e Kosovës.

Kështu tha ai, ndërsa shtoi se “shkarkimi s’ka ndodhur sot apo dje, por qysh në muajin prill”.

“Po, arsyeja është për shkak të qëndrimit tim ndaj Kodit Civil”, është shprehur Korenica.

Tutje, ai paralajmëroi se derisa nuk do të ketë ndryshime në përmbajtjen e Projektkodit Civil, vota e tij do të jetë e njëjtë.

“Qëndrimi dihet tashmë. Nuk ndryshoj përderisa nuk e di përmbajtjen e re, nëse është përmbajtja e njëjtë atëherë edhe vota do të jetë e njëjtë”, është shprehur ai për Klankosova.tv.

Deputeti i partisë në pushtet tha se nuk është personi i vetëm i ‘sanksionuar’ në VV për shkak të qëndrimit kundër Kodit Civil, pasi që sipas tij, fatin e njëjtë e kanë pasur edhe disa deputetë tjerë.

“Ka pasur përjashtime edhe në zgjedhjet e fundit të brendshme të disa deputetëve që s’i kanë lejuar të kandidojnë për shkak të votës kundër Kodit Civil”, ka theksuar deputeti i VV-së, Visar Korenica.

Projektkodi Civil nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës kur u hodh në votim më 16 mars të këtij viti. 29 vota ishin kundër, 28 për dhe katër deputetë abstenuan. Në momentin e votimit, prezentë në sallë ishin 77 nga 120 deputetë, nga të cilët 16 nuk morën pjesë fare në votim.

Pika që deputetët kishin mospajtime ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Votat kundër ishin për të ndaluar që të mundësohet kjo bashkësi civile. Më herët edhe krerët e bashkësive fetare në Kosovë kishin kundërshtuar lejimin e “bashkësive civile”, pasi thanë se ripërkufizohet familja dhe martesa.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Kreshnik Spahiu: “Gazetaria shqiptare është në një nivel më të ulët se tellallët e kohës së Zogut”

Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër për mënyrën se si disa media shqiptare po trajtojnë lajmet rreth shëndetit të Fatos Nanos, duke shpallur dhe hequr...

Pacolli edhe një herë rreth dramës për Aeroportin e Vlorës: Llafazanë, keqbërës – nuk e kuptoni kontratën 100 milionëshe

Behgjet Pacolli edhe një herë ka reaguar pas një serie raportimesh rreth një kontesti për Aeroportin e Vlorës, për të cilën, drejtësia në Shqipëri raportohet...

LDK: Nuk e kemi autorizuar Xhafer Tahirin për koalicion me VV-në, veprimi i tij s’ka vlerë

LDK: Nuk e kemi autorizuar Xhafer Tahirin për koalicion me VV-në, veprimi i tij s’ka vlerë Mëngjesin e sotëm, Xhafer Tahiri i LDK-së në cilësinë...