Për herë të parë në histori, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë njëkohësisht në play-off të Kupës së Botës dhe sot vjen momenti vendimtar: shorti i orës 13:00 në Zvicër, që do të përcaktojë rrugën drejt Amerikës, Kanadasë dhe Meksikës! Takimet zhvillohen me 26 dhe 31 mars.
Shqipëria dhe Kosova Dy përfaqësueset tona ndodhen në vazon e tretë, ndaj gjysmëfinalet do t’i luajnë në transfertë kundër një skuadre të vazos së dytë. Kundërshtarët e mundshëm janë:
Polonia
Uellsi
Çekia
Slovakia
Maqedonia e Veriut Pas humbjes me Uellsin, shpresa vjen nga renditja e mirë në Ligën e Kombeve. Maqedonia është në vazon e katërt, së bashku me Suedinë, Rumaninë dhe Irlandën e Veriut. Por përballjet do të jenë të forta, pasi kundërshtarët e mundshëm vijnë nga vazoja 1:
Italia
Danimarka
Turqia
Ukraina
Si funksionon shorti? Skuadrat e vazos 2 përballen me ato të vazos 3. Skuadrat e vazos 1 përballen me ato të vazos 4. Fituesit e këtyre çifteve luajnë finalen për biletën e Botërorit. Shorti përcakton kush do të jetë pritës i finales. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të ndeshen mes vete! Maqedonia e Veriut mund t’i hasë Shqipërinë ose Kosovën vetëm nëse shkon në finale.
NDARJA ZYRTARE E VAZOVE
VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë,
VAZO 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki
VAZO 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë- Hercegovinë, Kosovë
VAZO 4: Sueddi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlanda Veriore



