2025/11/19
Banner Top
Hamza e nis angazhimin e ri me një simbolikë, takon diplomaten amerikane: Çdo veprim që cenon Kushtetutën, i papranueshëm

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka nisur angazhimin e ri politik me një takim simbolik.

Ai sot ka takua ushtruesen e detyrës së ambasadores së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se do ta vazhdojë praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik.

“Sot e nisa angazhimin tim të ri me partnerët strategjikë. SHBA-ja është aleati kryesor i Kosovës dhe takimin e parë e zhvillova me Ambasadoren Anu Prattipati. PDK-ja është konstruktive dhe unë do ta vazhdoj praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik. Vijat tona të kuqe janë të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj sot nuk morëm pjesë në seancën e parë të Kuvendit. Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza dhe e vlerësoj shumë mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi. Kosovës i duhet stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe partnerët e saj. ”, ka shkruar Hamza.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment