2025/11/22
Banner Top
Maqedonci e demanton keq Bahtirin: Nuk mendoj që Përparim Gruda e ka pyetur Listën Serbe për të qenë në seancë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka demantuar keq ish-deputetin e VV-së, Agim Bahtiri.

Duke komentuar debatin e seancës së fundit të Kuvendit në mes ish-deputetit të PDK-së, Përparim Gruda dhe atij të VV-së, Agim Bahtiri, Maqedonci ka thënë se ai nuk mendon se Gruda i PDK-së e kishte pyetur Listën Serbe për të marr pjese në seancën e të mërkurës.

Në një intervistë për Jeta Xharrën, Maqedonci ka thënë se pretendimi i Bahtirit ka qenë qëndrim personal të tij.

“Është qëndrim personal i deputetit Bahtiri. Unë personalisht, për Përparimin mendoj që nuk e ka pyetur Listën Serbe që të jetë apo mos të jetë në Kuvend”, ka thënë Maqedonci.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment