2025/11/22
Banner Top
Integrimi në BE, eurodeputetja sllovene: Kosova gjithmonë po has në pengesa

urodeputetja sllovene, Irena Joveva thotë se për Kosovën ka gjithmonë pengesa kur vjen puna tek progresi për integrim.

Ajo tha se dialogu Kosovë-Serbi mbetet një nga çështjet kyçe duke kërkuar nga liderët e dy vendeve të zbatojnë marrëveshjet e arritura.

Ajo kërkoi nga Bashkimi Evropian të jetë gjithashtu në krye të detyrës.

“Dhe besoj se kjo do të reflektohet edhe për Kosovën, herët a vonë. Pra, mendoj se qasja po ndryshon, sidomos nëse e krahasoj me komisionerin e mëparshëm nga Hungaria, i cili nuk ishte shembull i mirë as për komunikimin, as për veprimet”, shtoi ajo.

“Situatën në Ballkanin Perëndimor sot e shoh si një moment serioz për të shfrytëzuar vrullin e procesit të zgjerimit, për shkak të rrethanave gjeopolitike dhe faktit që zgjerimi është, më në fund pas kaq shumë vitesh, shumë, shumë lart në agjendën e Bashkimit Evropian”.

“Dhe unë me të vërtetë u bëj thirrje shteteve të rajonit dhe vendeve kandidate në Ballkanin Perëndimor që ta shfrytëzojnë këtë moment dhe të jenë sa më konstruktivë, sepse besoj fort, veçanërisht për Malin e Zi dhe Shqipërinë, se ato janë një lloj ‘drite në fund të tunelit’ edhe për vendet e tjera kandidate”, deklaroi eurodeputetja. /oranews

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment