2025/11/22
Banner Top
Trump thotë se plani amerikan për paqe në Ukrainë nuk është oferta përfundimtare

Presidenti Donald Trump tha se plani për paqe që SHBA i ka paraqitur Ukrainës nuk është oferta përfundimtare për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

“Jo, nuk është oferta ime përfundimtare,” u tha Trump gazetarëve pak më parë. “Ne duam të arrijmë paqen. Duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë.”

“Lufta e Ukrainës me Rusinë nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Po të isha unë president, nuk do të kishte ndodhur kurrë. Po përpiqemi ta përfundojmë. Në një mënyrë ose në një tjetër, duhet ta përfundojmë,” shtoi ai.

I pyetur nga Kevin Liptak i CNN se çfarë ndodh nëse Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk e pranon planin brenda afatit të së enjtes, Trump u përgjigj:

“Atëherë ai mund të vazhdojë të luftojë sa t’i dojë zemra.”

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment