Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook se gjatë një takimi në Tiranë me zyrtarë të Bashkimit Evropian, ka pasur vështirësi t’ua shpjegojë atyre se gjoja pse opozita në Kosovë nuk e ka votuar Planin e Rritjes së BE-së.
Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e ish-deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e cila pyeti nëse ai u kujtoi zyrtarëve të BE-së një sërë veprimesh bllokuese të qëllimshme dhe shkeljesh kushtetuese nga Vetëvendosja.
Ragimi:
!A i tregove atyre që mban pozite ministrore edhepse Gjykata Supreme të ka thënë që s’ke të drejtë?
A i tregove që krenoheni kur shkelni Kushtetutën?
A i tregove që gjykatat dhe prokurorinë e sulmoni kur ju hetojnë, por i citoni kur marrin vendime në favor tuajin?
A i tregove që mundoheni të krijoni komisione parlamentare pa formuar qeverinë, pavarësisht që komisionet s’mund të formohen pa u përcaktuar pozita dhe opozita?
A i tregove që mbi 40 seanca i keni mbajtur në insistim për votim të fshehtë në shpërputhje me Kushtetutën?
A i tregove që 8 muaj keni insistuar që keni numra, për t’u dëshmuar DY herë që nuk i keni? E keni mundur të mos gënjeni, me ç’rast do të shkonim menjëherë në zgjedhje, e tashmë do t’a kishe një qeveri legjitime që do t’i votonte të gjitha këto?
Sepse po t’ia thoje këto, jo vetëm që do ta kuptonin pse nuk u votua, por gjëja e vetme e pakapshme do të mbesje ti me qeverinë ilegjitime të cilës i takon.



