2026/01/09
Banner Top
Enver Hoxhaj kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga niveli qendror në komunat e përmbytura

Pas raportimeve të shumta të mediave për përmbytje në disa komuna të Kosovës dhe publikimit të pamjeve të rënda nga terreni, ish-ministri i Punëve të Jashtme, dhe deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook.

Hoxhaj shprehu shqetësimin e tij për situatën e krijuar, duke theksuar se, pavarësisht reagimeve të institucioneve lokale, në këto momente është i domosdoshëm reagimi i menjëhershëm i nivelit qendror.

“Me shqetësim po i përcjell lajmet për përmbytjet në disa komuna të Kosovës. Pavarësisht reagimeve të institucioneve lokale, në këto momente, duhet të ketë reagim nga niveli qendror, pa vonesa dhe pa justifikime, të reagojnë menjëherë, me përgjegjësi të plotë, për të mbrojtur jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve.” ka shkruar Hoxhaj.

Në disa komuna të Kosovës janë raportuar përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ndërsa autoritetet lokale janë në terren për menaxhimin e situatës.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment