Peter Sorensen, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, do të jetë në vizitë zyrtare në Prishtinë.
Presidenca e Kosovës, ka konfirmuar se nesër në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin e BE-së për Dialog, Peter Sorensen.
“Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Vendi: Kabineti i Presidentes”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Sorensen do ta nisë vizitën më 14 janar në Prishtinë, ndërsa një ditë më vonë, më 15 janar, do të qëndrojë në Beograd.



