Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan, i cili mesditën e së enjtes dyshohet se tentoi ta privonte nga jeta babanë e tij.
Kjo është bërë e ditur nga Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.
Brenda këtij afati, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.
Sipas Nikçit, viktima është goditur me sëpatë dhe është trajtuar në spital, por tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë.



