Debati për statusin e veteranëve të luftës vazhdon të mbetet një nga temat më të ndjeshme në shoqërinë tonë. Mes nderimit për sakrificën reale dhe dyshimeve për abuzime me statusin, diskursi publik po bëhet gjithnjë e më i ashpër. Reagime të tilla reflektojnë frustrimin e një pjese të shoqërisë që beson se vlerat e luftës, kujtesa për dëshmorët dhe figura e luftëtarit të vërtetë po relativizohen përmes përfitimeve, favoreve dhe keqpërdorimeve të mundshme të ligjit.
Nje reagim publik nga Shefqet Kryeziu:
Pas lufte…
Ra në sy se po përfitojnë të ligjtë!
Favore, fletëlavdrime, mirënjohje!
Filluan gradualisht dhe i harruan Deshmorët.
I harruan ata që vertet ishin në ballë të punës.
Kanë filluar quditshëm që të vërtitën rreth disa emrave të quditshëm dhe të habitshëm!
E gjitha kjo ligësi vjenë nga njerëz të ligj, sidomos nga veteranët e rrejshëm!
Një shpjegim i thjeshtë;
Eprori mori para nga i rrejshmi veteran që të bëhej veteran!
Ndersa veterani tanime është fuqizuar me atë fletën e lsvdrimit dhe karten e veteranit.
Tenton të barazohet me luftetarin e vërtetë( janë shumë sosh)
Dhe tani njeri tjetrin e shantazhojnë;
Njeri ka marr para, e tjetri tani përforë paranë të cilën i ka dhënë ,,eprorit”të tij!
Kjo po ndodhë tani në vendin tonë.
Korrupsioni u përdor për denigrimin e figures se vërtetë të Ushtrisë tonë Çlirimtare.
A do mundë të dalim nga ky lëmsh i pa merituar?!



