2026/02/06
Banner Top
Vlerësohet kontributi i Milaim Zekës dhe Reshat Sahitajt për çështjen kombëtare

Një reagim i publikuar në Facebook i kushtohet figurave të njohura të diasporës shqiptare, Milaim Zekës dhe Reshat Sahitajt, duke vlerësuar rolin e tyre në sensibilizimin e çështjes kombëtare në periudhat më të vështira për popullin e Kosovës.

Sipas autorit të reagimit, të dy kanë vepruar për vite me radhë në diasporë – njëri në Suedi dhe tjetri në Belgjikë – duke shërbyer si urë lidhëse mes Kosovës dhe vendeve perëndimore, si dhe duke kontribuar në organizimin e takimeve dhe kontakteve për çështjen kombëtare.

Autori thekson se ata janë përballur edhe me përndjekje nga pushteti serb dhe janë detyruar të largohen nga vendi pas demonstratave të viteve ’80, ndërsa angazhimin për çështjen kombëtare e kanë vazhduar deri në ditët e sotme.

Në fund, autori u uron shëndet dhe të mira në jetë, duke dërguar përshëndetje nga Halmstadi i Suedisë.

Ja shkrimi i autorit Nuhi Mazreku:

MILAIM ZEKA *** RESHAT SAHITAJ !

Milaimi dhe Reshati janë dy figura që kanë bërë shumë ,punë atdhetare dhe sensibilizimin e qeshtjës kombëtare në kohërat më të vështira ku kalonte popull i shtypur nga Serbia .Njeri në Stokholm të Suedisë dhe tjetëri në Bruksel të Belgjikës. Këta janë alfa dhe omega dhe ura lidhëse mes Kosovës dhe Përendimit. Këta ishin cilësi kryesor i hapëjeve të rrugëve dhe përgatitjen e takimeve të delegacioneve si dhe të personaliteteve të ndryshme të Kosovës në vendin ku jetonin dhe vepronin për Atdhe dhe të mirat e kombit .Si Malaimi ashtu edhe Reshati ishin te përndjekur nga pushteti ,Serbë,kështu si të rinjë menjëherë mbas demonstratave të 81u detyruan të largohen nga vendi. Edhe me vite të tera nuk munden të kthen në vendin e tyre të dashur. Por angazhimin e tyre kombëtare e vazhduan deri në ditët e sotme.
Shendetë dhe gjithë të mirat në jetë .
Të fala nga Halmstadi -Suedi

 

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment