spot_imgspot_img
spot_img

Finlanda zyrtarisht anëtarja e 31-të e NATO-s

Finlanda është bërë anëtarja më e re, e 31-ta, e NATO-s, pas mbajtjes së ceremonisë së pranimit në Bruksel të martën, 4 Prill, në atë që Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, e quajti “ditë historike”.

Aplikimi për anëtarësimin e Finlandës në aleancën ushtarake është nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur më 24 Shkurt 2022.

Finlanda ndan një kufi të gjatë, prej mbi 1.000 kilometrash, me Rusinë.

“Putini kishte deklaruar se qëllimi i pushtimit të Ukrainës [ishte] të kishte më pak NATO, ai donte më pak NATO përgjatë kufijve të tij, donte ta mbyllte derën e NATO-s. Ai po merr pikërisht të kundërtën”, tha Stoltenberg pas anëtarësimit të Finlandës.

Suedia, po ashtu, ka aplikuar për anëtarësim në NATO, në të njëjtën kohë me Finlandën, mirëpo Turqia është duke e bllokuar me arsyetimin se është duke mbështetur “terroristët”. Si akt të parë pas anëtarësimit, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, ia dorëzoi sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, ratifikimin e kërkesës së Suedisës për anëtarësim në NATO.

Pas anëtarësimit, edhe presidenti finlandez, Sauli Niinsto, dha mbështetje për kërkesën e Suedisë për anëtarëim në aleancën ushtarake.

“Anëtarësimi i Finlandës nuk është i plotë pa anëtarësimin suedez. Puna për anëtarësimin e hershëm të Suedisë vazhdon pa pushim”, tha presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, në një konferencë për media pas ceremonisë së pranimit.

Çdo zgjerim i NATO-s duhet të bëhet me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare – pra ratifikimin e aplikimit për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.

Finlanda, Suedia dhe Turqia në Qershorin e vitit të kaluar arritën një marrëveshje trepalëshe, por Ankaraja pezulloi negociatat me Suedinë pas një proteste të mbajtur në janar në Stokholm, ku para ndërtesës së Ambasadës turke u dogj një Kuran.

Më saktë, Ankaraja dëshironte që Helsinki dhe Stokholmi të mbajnë qëndrim më të ashpër kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila konsiderohet grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë, si dhe ndaj një grupi tjetër të cilin e fajëson për përpjekjen e vitit 2016 për grusht shteti.

Por, më 9 Mars, dy shtetet rinisën bisedimet në Bruksel.

Erdogan tha se anëtarësimi i Suedisë në aleancën ushtarake perëndimore do të varet drejtpërdrejt në masat që ndërmerr sa i përket kërkesave turke lidhur me terrorizmin. Ankaraja ka refuzuar që të ratifikojë aplikimimin e Stokholmit në NATO, edhe për shkak të refuzimit të Suedisë që të ekstradojë dhjetëra të dyshuar, që Turqia pretendon se janë të lidhur me luftëtarët kurdë dhe me puçin e dështuar të vitit 2016.

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...