2026/02/09
Banner Top
“Harxhime të larta të ujit”, shkyqet nga operimi njësia B1, KEK thotë se furnizimi me rrymë është siguruar

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton se sot, në njësinë B1 të Termocentralit Kosova B janë evidentuar rrjedhje të konsiderueshme të avullit në sistemin e gypave brenda kaldajës, të paraqitura rreth orës 10:00.

Pas vlerësimit teknik dhe për shkak të pamundësisë për të vazhduar operimin e sigurt, si rezultat i harxhimeve të larta të ujit dhe rrezikut për dëmtime më të mëdha teknike, është vendosur që njësia B1 të shkyçet nga operimi para orës 18:00, si masë parandaluese për ruajtjen e integritetit të njësisë, njofton KEK.

Në këtë situatë, KEK njofton se edhe pas ndaljes së njësisë B1, “furnizimi me energji elektrike është i siguruar, ndërsa operimi i sistemit vazhdon në mënyrë stabile me 4 njësi gjeneruese, duke realizuar prodhim ditor prej rreth 13,560 MËh, që mbulon 87.6% të kërkesës totale për konsum, e cila për ditën e nesërme nga KESCO është parashikuar 15,471 MWh”.

“Pjesa e mbetur e nevojave për energji elektrike është siguruar përmes: blerjes në bursën ALPEX, dhe shkëmbimit të energjisë me KESH Sh.A., bazuar në marrëveshjen ekzistuese të bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment