Një reagim i publikuar në rrjete sociale ka ngjallur diskutime lidhur me mënyrën se si po perceptohen deklaratat e prokurorëve të Gjykatës Speciale. Në reagimin e saj publik, Edlira Qefalija Zeka bën krahasime mes narrativës së sotme dhe asaj të periudhës së luftës së vitit 1999, duke theksuar se sipas saj përdoren argumente dhe formulime të ngjashme.
Ajo përmend edhe qëndrimet e disa shteteve perëndimore në periudha të ndryshme kohore, duke shtuar se sipas saj qëndrimet kanë ndryshuar pasi janë parë faktet e ngjarjeve të luftës. Në reagim theksohet edhe çështja e vetëmbrojtjes së shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës dhe përgjegjësia për krimet e kryera në atë periudhë.
Postimi përfundon me një mesazh mbështetjeje për ata që autori i konsideron heronj, duke e lidhur këtë me sakrificat gjatë dhe pas luftës.
Teksti i plotë i autores:
Te degjoje sot prokuroret e gjykates speciale, ishte si te degjoje narracionin e Milloshevicit ne 99.
Te njejtat fjale, te njejtat argumenta, te njejtat shprehje e ndjesi.
Italia i pati dhene te drejte atehere atij narracioni. Ne fakt edhe Franca. Edhe ca shtete te tjera nen zë.
Ama me vone, kur pane faktet e tmerreve, ndrruan mendje e qendrim.
Ata Prokurore vetem nje gje harruan te thone: shqiptaret e Kosoves ishin ne kushte vetembrojtjeje.
Agresori ishte Serbia. Ata qe vrane, prene dhe i lane femijet rrugeve pa prind, te perdhunuar, te masakruar, ishin po ashtu kryesisht serbe.
Dhe pike.
Edhe nese denohen (sepse pak shpresoj tek drejtesia ne gjykime politike me autore si serbe) prape jane Heronj. Heronj te te vdekurve dhe te atyre qe mbeten gjalle, te atyre qe nuk harrojne dhe te atyre qe jetojne e veprojne per kete vend.
Liri Heronjve!



