spot_imgspot_img
spot_img

Vjosa Osmani pas takimit me partitë politike: 18 Dhjetori data e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Veri

Presidentja Osmani ka paralajmëruar se 18 dhjetori i këtij viti mund të jetë data e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve si rrjedhojë e vendimit të Listës Serbe për daljen nga institucionet e vendit, Gazeta Online Reporteri.net.

Kjo datë, sipas shefes së shtetit, është edhe afati i fundit kushtetues për organizimin e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Këto deklarime Osmani i dha pas takimit për konsulta me krerët e partive politike në Kosovë, takim ky që u bojkotua nga Lista Serbe dhe AAK-ja.

“Siç e dini pas dorëheqjes së katër komunave në veri të vendi eshte obligim kushtetues dhe ligjor i presidentes së vendit të bëjë shpalljen e zgjedhjeve. Rrjedhimisht edhe takimi i sotëm ku janë ftuar të gjitha partitë politike, u ftuan sot të diskutojmë çështjen e datës. Sa i përket afatave ligjore, ligji parasheh që nga momenti i dorëheqjes duhet të shpallen zgjedhjet brenda 10 ditësh, që do të thotë se nesër është afati i fundit dhe poashtu që ato duhet të mbahen brenda 30 deri në 45 ditësh nga momenti i dorëheqjes. Data e fundit kur do të mund të mbaheshin është 18 dhjetor”, tha Osmani në konferencë për media.

“Do t’i drejtojë një kerkesë partnerëve ndërkombëtarë për monitorim për pjesëmarrje sa me të madhe në këtë proces, dhe duhet të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme së bashku me të gjitha institucionet tona të sigurisë, që të gjitha të shkojnë pa tensione dhe gjithçka të jetë qetë”.

Presidentja tha se data 18 dhjetor është diskutuar, por po presin konfirmimin edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që gjithçka të jetë në rregull me këtë datë.

“Nga të gjitha partitë që ishin prezente, kërkova mendim rreth datës 18 dhjetor, siç e përmenda është data e fundit qe lejohet, pasi do t’i lejonte hapësirë më të madhe manovrimi KQZ-së që të bëhen të gjitha pergatitjet e nevojshme. Sipas të gjitha gjasave do të shkojmë me datë 18, sapo t’i marrim konfirmimet e duhura nga KQZ që gjithçka është në rregull me këtë datë”, tha Osmani./Reporteri.net/

Op/Ed

Pse Shkëlzeni është më i besueshëm se Berisha për aleatët e PD?

Shkruan: Mero Baze Zhvillimet në opozitë kanë bërë një hap...

Ali Ahmeti shpall Tetovën kryeqendër për të fshehur humbjet në Shkup

Nga Astrit Gashi Të thuash se Tetova është kryeqendra e...

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Princ Leka fejohet me Blerta Celibashin, ceremonia u kremtua në Ksamil

Përmes një njoftimi zyrtar, Princ Leka ka njoftuar se është fejuar me Blerta Celibashin. Bëhet e ditur se fejesa u kremtua në jug të Shqipërisë,...

“Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje”, Juliana Nura reagon pas mungesës në ndeshjen Serbi–Shqipëri

Juliana Nura, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, ka reaguar publikisht pas ndeshjes Serbi–Shqipëri, ku ajo nuk mori pjesë për arsye sigurie. Përmes...

Trump mbërrin në Izrael

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka mbërritur në Izrael për një vizitë katër-orëshe. Donald Trump ka mbërritur në Tel Aviv. Në aeroportin Ben Gurion, presidenti amerikan...