Në seancat e fundit gjyqësore që po zhvillohen në Prishtinë në kuadër të rastit për vrasjen e Liridona Ademajt, vëmendje të madhe ka marrë edhe një çështje financiare që lidhet me një kredi të garantuar nga biznesmeni dhe ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli për familjen Murseli. Gjatë procedurës gjyqësore është diskutuar për huazimin prej rreth 100 mijë euro, ku sipas deklarimeve publike, vetëm një pjesë e vogël është kthyer në para të gatshme, ndërsa pjesa tjetër pretendohet të jetë shlyer përmes kompensimeve në punë dhe shërbime
Reagimi i Pacollit:
Sot është mbajtur një seancë në kuadër të procesit gjyqësor kundër Naim Murselit. Ndër të tjera, është diskutuar edhe për një kredi të garantuar nga unë për familjen Murseli (Liridona dhe Naimi).
Sot, shumë media të interesuara për këtë çështje kërkuan informacione dhe, në këtë kuadër, u sqarua se familja Murseli, në atë kohë, kishte blerë një lokal në Uddevalla, ku kishte punuar edhe e ndjera Liridona.
Nga kjo kredi, familja Murseli ka kthyer në para të gatshme më pak se 12,000 euro, por Naimi, në atë kohë ka kryer edhe punë në KOMPENSIM, kryesisht në mirëmbajtjen e faqeve të internetit të kompanive të grupit Mabetex, të Fondacionit BP dhe të disa platformave në rrjetet sociale. Nuk besoj se kjo shumë është këthyar në tërësi por nga ana ime nuk ka pas asnjë trusni për ndonjë këthim urgjent.
BP



