Reagim publik nga autori Marin Sopa në Facebook:
Me mirëkuptim…
Botërisht dihet se jam votues i PDK – së që nga paslufta, për hir të programit shtetformues që ka partia dhe disa figurave politike të dëshmuara kombëtarisht aty. Nuk jam militant, por vetëm një votues sikur pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës. Asnjëherë s’kam kërkuar dhe s’kam përfituar nga asnjëri prej tyre. Por, pse unë votoj këtë subjekt politik nuk do të thotë se mbaj inat ndaj subjekteve tjera. Përkundrazi, kam miq të zemrës në Aleancë, Ldk, Vetëvendosje etj. Mosvotimi i djeshëm i Rezolutës nga ana e Ldk – së më duket vendim jo i duhur. Ldk-ja nga të gjitha subjektet tjera ka më shumë merita për ngritjen e institucioneve shtetërore dhe fuqizimin e tyre. Në këtë linje është dashur të jetë edhe dje. Lë të kontribuojmë në institucionet e pavaruara të drejtësisë dhe në këtë mënyrë të vimë deri te zbardhja e vr*as*je*ve, për të cilat disa pretendojnë se janë bërë për motive politike, e deri te rastet më banale, siç janë humbja e lopëve gjatë, por edhe pas luftës. Peace! 🙏



