Një reagim nga Shqiprim Arifi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje për votimin e përfaqësuesit të Lista Serbe në postin e nënkryetarit të Kuvendit.
Sipas reagimit, votimi i Slavko Simiq shihet si veprim që bie ndesh me retorikën e mëhershme për sovranitet dhe moskompromis, duke e lidhur Listën Serbe me ndikimin e Beogradi në proceset politike në Kosova.
Në reagim thuhet se qytetarët do ta vlerësojnë këtë veprim politik dhe pasojat e tij në besimin publik.
Ja postimi i tij i plotë:
Albin Kurti nuk lëshoi pe për Listën Serbe, për gjithë të tjerat po.
Pa asnjë reflektim publik dhe pa asnjë kërkim faljeje ndaj elektoratit, Vv voton një figurë që përfaqëson Listën Serbe, strukturë e lidhur drejtpërdrejtë me Beogradin dhe politikën e tij destabilizuese në Kosovë.
Kur LVv voton për Slavko Simiqin si nënkryetar të Kuvendit, nuk kemi të bëjmë me “procedurë parlamentare”, por me normalizim të hipokrizisë politike.
Vv është i njëjti subjekt politik që për vite me radhë ka ndërtuar pushtetin mbi retorikën e “sovranitetit”, “rezistencës” dhe “moskompromisit”.
Ky votim nuk ka të bëjë me maturi as politike, as shtetërore.
Kjo është dorëzim moral i mbështjellë me fjalë të mëdha të Albin Kurtit.
Votimi i Slavko Simiqit e zhveshë Vv-në nga narrativa që vetë e ka ndërtuar dhe e ekspozon si parti që bën pikërisht atë që dikur e quante tradhti.
Qytetarët nuk i harrojnë shpejt manipulatorët!
A po e kuptoni tash “babën” e juaj, a Kosovës i duhen edhe disa thika pas shpine!?



