Kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se afrimi i Serbisë me Bashkimin Europian kërkon reforma e përafrim në vlerat e përbashkëta.
Ai tha se Gjermania do ta mbështesë Serbinë në atë që Wadephul e quajti “moment vendimtar”.
“Faleminderit për bisedimet e hapura dhe konstruktive, Aleksandar Vuçiq, mbi rrugën e ardhshme të Serbisë: Afrimi me BE-në kërkon reforma të vërteta dhe një angazhim të qartë ndaj vlerave dhe qëndrimeve tona të përbashkëta. Gjermania është e gatshme të mbështesë Serbinë në këtë moment vendimtar”.
Thanks for the open & constructive talks, @avucic, on #Serbia’s future path: Moving closer to the EU requires genuine reforms & a clear commitment to our shared values & positions. Germany is ready to support Serbia in this decisive moment. pic.twitter.com/ybL9coo3xM
— Johann Wadephul (@AussenMinDE) February 14, 2026
Deklaratat e ministrit gjerman vijnë pas paralajmërimeve të bllokut se mund të pezullojnë fondet e Planit të Rritjes për Serbinë për shkak të “minimit të besimit” nga ana e shtetit serb.
Reformat për centralizimin e sistemit gjyqësor, që hynë në fuqi këtë javë, kanë sjellë kritika nga gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët i shohin ato si masa që forcojnë kontrollin e presidentit Alleksandar Vuçiq mbi pushtetin, dobësojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe minojnë përpjekjet e Serbisë për t’u anëtarësuar në BE./Express/



