2026/02/14
Banner Top
Kritika ndaj ‘Albatrosit’ për qasjen ndaj politikës dhe rolit të intelektualit

Autor: Sali Rexhaj

 

Albatros

Një intelektual nuk urdhërohet nga Glauk Konjufca që të telefonojë Gani Gecin për t’i kërkuar votën e vajzës së tij. Aq më pak organizon takime në oda për këto punë.

Këto veprime zakonisht i bëjnë sekserët me pagesë ose servilët e pushteteve.

Askush nuk e shpall veten intelektual. Aq më pak, intelektualët e mirëfilltë nuk sillen rreth politikës së ditës, përveç në raste të rralla, si Ibrahim Rugova apo Václav Havel, të cilët i udhëhoqën kombet e tyre drejt çlirimit, demokracisë dhe pavarësisë.

Do të ishte më e ndershme të merreshe me tema të tjera, si historitë e dashurive apo teoritë e konspiracionit, sidomos kur Burdushi e Sllamniku ndodhen në burg.

Mos e keqpërdor një gjest afekti të Berat Buzhalës për t’u paraqitur herë si viktimë, herë si trim, e në fund si intelektual.

Të gjithë e pamë se në emisionin e Blendit, si edhe në debate tjera, ishe aty për të bërë zhurmë, për të ofenduar dhe për t’i penguar të tjerët.

Banner Content