2026/02/17
Banner Top
Gjermania i bën thirrje Francës që t’i rrisë shpenzimet e mbrojtjes

Franca duhet t’i rrisë shpenzimet në mbrojtje për ta bërë realitet vetëmjaftueshmërinë e Evropës realitet, sipas kryediplomatit gjerman.

Përderisa fuqitë evropianë gjithnjë më shumë po e pranojnë se mund të mbeten vetëm sa i përket mbrojtjes, pasi marrëdhënia transatlantike po vihet nën trysni, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, tha se Parisi duhet t’i vendosë të hollat aty ku i ka fjalët, raporton gazeta “The Guardian”.

“Ai në mënyrë të përsëritur dhe të saktë i referohet ndjekjes së sovranitetit evropian nga ne. Kushdo që flet për këtë, duhet të veprojë në atë mënyrë në vendin e vet” – tha ministri gjerman, duke iu referuar presidentit francez, Emmanuel Macron.

Shtetet anëtare të NATO-s u zotuan në një samit në qershorin e vitit të kaluar për t’i çuar shpenzimet e mbrojtjes në 5 për qind të prodhimit vendës bruto deri më 2035, por kryediplomati gjerman tha se progresi drejt arritjes së këtij qëllimi ka munguar.

“Fatkeqësisht, përpjekjet në Republikën Franceze gjithashtu kanë qenë të pamjaftueshme deri më tani për ta arritur këtë. Edhe Franca duhet ta bëjë atë që jemi duke e bërë ne mes diskutimesh të vështira” – shtoi ai.

Vitin e kaluar, Gjermania i përjashtoi shumicën e shpenzimeve për mbrojtjen nga “freni kushtetues i borxhit” dhe ka planifikuar më shumë se 500 miliardë euro për këtë fushë mes viteve 2025 e 2029.

Franca, e cila ndodhet në mesin e betejave të ashpra rreth shpenzimeve publike, renditet e treta në Bashkimin Evropian sa i përket barrës së borxhit publik në raport ne GDP-në, pas Greqisë dhe Italisë.

Banner Content