2026/02/18
Banner Top
Dosjet e Jeffrey Epstein shkaktojnë valë dorëheqjesh në Evropë

NORVEGJI
Diplomatja e lartë Mona Juul dha dorëheqjen dhe tani përballet me një hetim si e dyshuar për korrupsion, bashkë me bashkëshortin.
Mediat norvegjeze raportojnë se Epstein u ka lënë 10 milion dollarë dy fëmijëve të tyre.

MBRETËRIA E BASHKUAR
Morgan McSweeney, shefi i Kabinetit i Kryeministrit Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen për faktin se ka mbështetur emërimin e Peter Mandelson, si ambasador të Mbretërisë së BASHKUAR në SHBA.

MBRETËRIA E BASHKUAR
Mandelson u shkarkua në shtator 2025, për shkak të lidhjeve të tij të mëhershme me Epsteinin.
Dokumentat e dala kohët e fundit zbulojnë se ai ka nxjerrë informacione konfidenciale qeveritare, dhe ia ka dërguar të dënuarit për krime seksuale.

FRANCË
Ish ministri i Kulturës, Jack Lang dha dorëheqjen si kreu i një instituti kulturor, pasi u zbuluan marrëdhëniet e tij të dikurshme me Epsteinin.
Lang është nën hetim për mashtrime me taksat.

SUEDI
Joana Rubinstein dha dorëheqjen nga pozicioni i shefes së mbledhjes së fondeve në UNHCR, pasi dosjet zbuluan se ajo kishte vizituar ishullin privat të Epsteinit, bashkë me familjen, në vitin 2012.

SLLOVAKI
Ish ministri i Jashtëm, Miroslav Lajçak dha dorëheqjen nga pozicioni i këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, pasi dosjet zbuluan se kishte shkëmbyer komente seksiste mbi gratë me Epsteinin.

Dosjet Epstein janë miliona faqe me dokumenta, të nxjerra nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, të cilat nxjerrin zbuluar rrjetin e gjerë të marrëdhënieve që Epsteini kishte me elitat politike, kulturore dhe ato të biznesit.
Thjesht shfaqja në këto dosje nuk nënkupton ndonjë shkelje ligjore, por ka ngritur shumë pikëpyetje mbi gjykimin dhe proceset e vettingut.

Banner Content