2026/02/19
Banner Top
Dosja Epstein, arrestohet vëllai i mbretit Charles

Vëllai i mbretit Charles, ish-princi, Andreë Mountbatten-Windsor, është arrestuar nga policia britanike.

BBC ka raportuar se ai është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim të detyrës në një funksion publik.

BBC ka raportuar se vëllai i mbretit Charles, ish-princi, Andrew Mountbatten-Windsor, është arrestuar nën dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike.

Hetimet ndaj ish-princit kishin nisur pas publikimit të materialeve nga dosja Epstein.

Kjo dosje hodhi dritë për marrëdhëniet e tij me pedofilin.

Sipas dosjes Epstein, në një rast ish-princi Andrew dhe Jeffrey Epstein i kërkuan një balerine ekzotike të “përfshihej në akte të ndryshme seksuale” në shtëpinë e të ndjerit.

Televizioni britanik ka bërë me dije se policia në deklaratën për media nuk ka zbuluar identitetin e personit që ka arrestuar.

“Si pjesë e hetimit, sot (19/2) kemi arrestuar një burrë rreth të gjashtëdhjetave nga Norfolk, i dyshuar për shpërdorim detyre në funksion publik, dhe po kryejmë kontrolle në adresa në Berkshire dhe Norfolk. Burri ndodhet aktualisht në paraburgim policor”, është thënë në deklaratën e policisë.

Banner Content