2026/02/21
Banner Top
Klan Kosova reagon pas sulmit fizik ndaj moderatorit Alaudin Hamiti

Televizioni “Klan Kosova” ka reaguar lidhur me sulmin fizik ndaj moderatorit Alaudin Hamiti, duke thënë se janë të shqetësuar thellë me ngjarjen.

Në reagimin e Klan Kosova thuhet se sulmet ndaj cilitdo punonjës të televizion, janë të papranueshme dhe cënojnë rëndë lirinë e medias dhe sigurinë individuale.

Reagimi i plotë i Klan Kosova:

Me shqetësim të thellë, televizioni Klan Kosova ka mësuar për sulmin e djeshëm ndaj moderatorit Alaudin Hamiti.

Sulmi ndaj tij dhe ndaj cilitdo punonjësi të stafit tonë, por edhe ndaj mediave të tjera, për Klan Kosovën është i papranueshëm dhe cenon rëndë lirinë, jo vetëm të medias, por edhe sigurinë individuale.

Duhet bërë e qartë se televizionet janë për të ofruar program të larmishëm për audiencën, ku përveç atyre informuese janë edhe ato argëtuese, sikurse Big Brother VIP Kosova, i cili vazhdon të mbetet një nga spektaklet më të ndjekura televizive në rajon dhe Evropë.

Prandaj, një sulm i tillë, në kohën kur ekziston liria e secilit për të zgjedhur programin e dëshiruar, e bën këtë akt edhe më të shëmtuar dhe më të dënueshëm.

Klan Kosova e rithekson se do të vazhdojë të ofrojë programe për të gjitha shtresat e shoqërisë.

Banner Content