spot_imgspot_img
spot_img

Erdogan publikon flamujt e disa shteteve, mes tyre edhe atë të Kosovës dhe Shqipërisë

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur nga shpërthimi në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit. Ngjarja ndodhi mesditën e 13 nëntorit në orën 16:20, sipas kohës lokale, në një rrugë në zonën e Sheshit Taksim, tha guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se keqbërësit do të ndëshkohen. Ditën e sotme ai ka falënderuar të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare që reaguan ndaj sulmit terrorist. Ndërkaq lidhur me sulmin është arrestuar një grua siriane, si e dyshuara kryesore për shpërthimin në qytet.

Sipas medieve turke bëhet fjalë për Ahlam Albahashir nga Siria. Sipas njoftimit të policisë së Stambollit, “gruaja gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte trajnuar si oficere speciale nga organizata terroriste e PKK-së dhe se kishte hyrë ilegalisht në vend nga Arfini”.

Turqia ishte goditur nga një seri bombardimesh vdekjeprurëse edhe më 2015 dhe 2017, përgjegjësinë e të cilave e kishin marrë grupi militant Shteti Islamik dhe militantët kurdë. Nga këto sulme janë vrarë mbi 500 civilë dhe personel i sigurisë.

Turqia për një kohë të gjatë lufton kundër militantëve kurdë – apo Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që njihet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Op/Ed

Pse Shkëlzeni është më i besueshëm se Berisha për aleatët e PD?

Shkruan: Mero Baze Zhvillimet në opozitë kanë bërë një hap...

Ali Ahmeti shpall Tetovën kryeqendër për të fshehur humbjet në Shkup

Nga Astrit Gashi Të thuash se Tetova është kryeqendra e...

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Milaim Zeka dorëzon në Prokurorinë Speciale dosjen e audio-incizimeve të Nenad Rashiqit

Gazetari i njohur Milaim Zeka ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale dosjen që përmban audio-incizimet e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq. Zeka...

Trump pas samitit në Egjipt: “Do të vendos vetë çfarë është e drejtë për Gazën”

Presidenti amerikan shmang debatin për zgjidhjen me një apo dy shtete dhe vendos fokusin tek rindërtimi i Gazës. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do...

Vazhdon procesi i numërimit në shumicën e komunave – në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot probleme me internetin

Procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në kuadër të zgjedhjeve lokale është duke vazhduar në shumicën e Qendrave Komunale të Numërimit (QKN) në...