Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot në Kosovë.
Në agjendën e saj të takimeve është edhe ai me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Takimi me Konjufcën do të jetë i pari, me fillim nga ora 10:00, shkruan IndeksOnline. Nga MPJD-ja, Spiropali do të niset drejt Kuvendit, për takimin me Haxhiun, në orën 12:00.
Më pas, me fillim nga ora 12:30, Spiropali takohet me kryeministrin Albin Kurti./IndeksOnline/



