Shefja e diplomacisë shqiptare, Elisa Spiropali, në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë pas takimit që ka pasur me homologun e saj kosovar, Glauk Konjufca, ka folur edhe për gjyqin që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkruan Gazeta Express.
Spiropali ka thënë se Shqipëria respekton drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e saj, por e njëjta duhet të jetë e paanshme dhe s’mund të ecë me dy standarde e që të vendosë viktimën e agresorin në të njëjtin plan ligjor, moral e historik
“Proceset në Hagë janë një moment i rëndësishëm. Ne respektojmë drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e saj. Por ajo duhet të jetë e paanshme dhe e shkëputshme nga çdo lexim kolektiv. S’mund të ecë me dy standarde të dyfishta, s’mundet të prodhojë perceptimin që viktima dhe agresori vendosen në të njëjtin plan ligjor, moral e historik. Lufta e Kosovës s’ishte luftë për pushtet, ishte luftë për mbijetesë dhe liri pas një periudhe të gjatë terrori ndaj popullsisë civile”, ka thënë Spiropali, raporton Express.
“Çdo proces që lidhet me periudhën e luftës duhet të zhvillohet me vetëdije të plotë për kontekstin, dispropocrionin e forcës dhe realitetin e krimeve ndaj popullsisë civile”, ka shtuar ajo.



