2026/02/25
Banner Top
Paralajmërohet mbledhje e përbashkët e të dy qeverive

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka bërë me dije se me homologun e saj nga Kosova, Glauk Konjufca, kanë biseduar edhe rreth mbajtjes së një mbledhje të përbashkët në mes të dy qeverive.

Pas takimit me Konjufcën, në një konferencë për media, kryediplomatja shqiptare ka thënë se kjo mbledhje do të mbahen gjatë këtij viti.

Ajo nuk ka treguar saktësisht kohen se kur dhe ku do të mbahet kjo mbledhje.

Biseduam edhe për takimin e përbashkët të dy qeverive dhe besojmë fort që ka ardhur koha që brenda vitit 2026 të mbajmë një takim të përbashkët në Shqipëri ose Kosovë ku do të diskutohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, fushat me interes të përbashkët, janë të gjithë sektorët aty, dhe të gjitha prioritetet tona mes dy qeverive që po implementohen, por edhe mundësitë për marrëveshje të reja”, ka thënë ajo.

Mbledhja e fundit e përbashkët e të dy qeverive është mbajtur para katër vitesh, në qershor të vitit 2022.

Një mbledhje e tillë ishte planifikuar të mbahej më 14 qershor 2023, por për shkak të zhvillimeve të kohës ajo mbledhje ishte anuluar.

Banner Content