Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Ambasadori e uroi kryeministrin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij në krye të qeverisë, duke riafirmuar përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e biznesit, kulturës dhe drejtësisë.



