2026/02/25
Banner Top
Kurti dhe Antonini riafirmojnë përkrahjen e Italisë për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Ambasadori e uroi kryeministrin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij në krye të qeverisë, duke riafirmuar përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e biznesit, kulturës dhe drejtësisë.

Banner Content