2026/02/25
Banner Top
Osmani jashtë garës, Jasharajt i vetmi konsensus për president

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca e ka qartësuar sot situatën rreth presidentit të ri.

Ai ka bërë me dije se presidentja aktuale Vjosa Osmani nuk është opsion për një mandat të ri.

Njeriu i dytë i VV-së ka deklaruar se vetëm dikush nga familja Jashari gëzon përkrahjen e të gjitha partive për postin e presidentit.

Natyrisht, emrat që kanë konsideru, dhe ky është një konsensus i partive politike. Deri tash, të vetmët emra që kanë shkaktu automatikisht një pritje pozitive, konsesus automatik, në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes të nderuar Jashari. Nuk mund të flasë (a kanë vullnet ata), duhet t’i pyetni ata. Ka qenë kryeminitsri aty, ju ka shpjegu çka…”, ka thënë Konjufca.

Pavarësisht lakimit të shumë emrave nga familja Jashari si kandidat për president, deri me tani familja ka heshtur. Gazeta Nacionale ka tentuar të kontaktojë me disa nga anëtaret e kësaj familja, por komunikimi me ta ka qenë i pamundur.

Për këtë arsyeje, kryeministri Albin Kurti ka shkuar në konakun e Rifat Jasharit të dielën në mesnatë.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje se çka ka biseduar me Rifat Jasharin.

Po, kam qenë mbrëmë te baca Rifat, ku u takuam për festimet e përvjetorit të 18-të. Besuam që do të kemi mundësi të qëndrojmë pak bashkë e të rrimë, sepse s’jemi parë kaherë. Nuk kemi shpesh një mundësi të tillë dhe e kishim lënë të takoheshim. Shkuam atje dhe biseduam për zhvillime politike, për shumë çështje, mirëpo natyrisht që zgjidhja është në mesin e tri subjekteve politike”, ka thënë Kurti.

Në anën tjetër, askush prej partive tjera politike nuk e ka kundërshtuar një kandidaturë të mundshme për president nga familja Jashari.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se është i kujdesshëm kur flet për këtë familje.

Në një intervistë për “Debat Plus”, ai ka thënë se PDK-ja do të flas nëse një emër i kësaj familje vije në Kuvend si kandidat për president.

Nuk dëshirojë të flas pa ndodhur ngjarja. Është familje me shumë kontribute, të gjithë e dimë. Flasim me respektin më të madh, çka do që bëjnë për këtë familje nuk është ekuivalent i asaj çka kanë dha këta për vendin. Gjithmonë për familjen Jashari flas me kujdes dhe nuk flas para kohe”, ka thënë ai.

I pyetu nga autori i emisioni, nëse PDK-ja ka ndonjë preferencë brenda familjes Jashari, Hamza ka thënë se kjo parti nuk hyn në mes fëmijës.

Nuk hyj unë në mes të familjes. Aty ka njerëz me vlera, i respektoj të gjithë, i njoh të gjithë personalisht dhe nuk lëshohem në emra të përveçëm. Nuk mund të them a do të jetë Bashkimi, Bekimi apo Murati”, ka thënë Hamza.

Gazeta Nacionale dje ka raportuar se Kurti ka preferencat e tij të qarta se kush nga anëtarët e familjes legjendare duhet të jetë kandidat për president.

Për postin e shefit të ri të shtetit, sipas një burimi të gazetës, Kurti preferon Bashkim Jasharin, komandantin aktual të FSK-së, dhe Bekim Jasharin, ish-kryetarin e Komunës së Skenderajt.

I njëjti burim i ka treguar gazetës se Kurti nuk e pëlqen si kandidat për president Murat Jasharit, profesorin universitar të kësaj familje.

Ky i fundit, sipas burimit, është preferencë e Rifat Jasharit, vëllait të Adem e Hamëz Jashari.

Bashkim Jashari që aktualisht është komandantin FSK-së është djali i Rifat Jasharit. Djali i Rifat Jasharit është edhe Murat Jashari, i cili aktualisht është profesor universitar në fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Kurse, Bekim Jashari, ish-kryetar i Komunës së Skenderajt, është djali i heroit Hamëz Jashari.

Banner Content