Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje ku do të shpallen rezultatet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore.
Kësaj radhe, KQZ ka pasur shumë pak punë duke marrë parasysh pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet në ato komuna.
Veç rreth 3 përqind e qytetarëve të veriut kanë marrë pjesë në këto zgjedhje.
Ky do të jetë rendi i ditës:
1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Shpallja e Rezultateve, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të
Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe
zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq
3. Raport i Këshillave të KQZ-së
-Këshilli për Operacione Zgjedhore
-Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetor të KQZ-së për Kuvendin e Republikës
së Kosovës – 2022
4. Të ndryshme.