spot_imgspot_img
spot_img

Abdixhiku takon Escobarin në DASh, bën thirrje që Kosova të bashkëpunojë me ShBA’në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se e ka takuar emisarin e ShBA-së, Gabriel Escobar.

Abdixhiku ka njoftuar se me Escobar u takuan në Departamentin e Shtetit, ku mes tjerash, tha se LDK i është mirënjohëse SHBA-së për ndihmën ndaj Kosovës.

Tutje, kreu i LDK-së ka thënë se shtroi kërkesën për arritjen dhe nënshkrimin e “Kartës për Partneritet Strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës”.

“Kjo kartë bilaterale partneriteti, siguron avancimin e relacioneve mes dy shteteve në mbrojtje, politikë, energjetikë, edukim, ekonomi, kulturë e të drejta të njeriut. Karta në fjalë, avancon në nivel të ri marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve, siç dhe ofron dhe garanci të shëndosha për të ardhmen euroatlantike të Kosovës e regjionit”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka thënë se kanë biseduar edhe për sigurinë në Kosovë pas zhvillimeve të fundit, dhe nevojën për koordinim të institucioneve të Kosovës me ShBA-në dhe partnerët e terë.

“Për shtetin tonë të ri, aleanca me SHBA-të është jetike. Kështu ka qenë tash e më shumë se tri dekada. Aleanca dhe bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të dhe me partnerët evropianë, Kosovës ia kanë sjellë lirinë dhe pavarësinë. Populli i Kosovës është përjetë mirënjohës për gjithë angazhimin e partnerëve tanë”, tha ai.

Në fund, Abdixhiku u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të bashkëpunojnë me ShBA-në dhe partnerët, në funksion të sundimit të ligjit në të gjithë vendin.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Ditën e parë të vizitës sime në SHBA e nisa në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u prita nga Gabriel Escobar, Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

LDK-ja është mirënjohëse për ndihmesën historike dhe aktuale të Qeverisë së SHBA-ve, të institucioneve të tjera dhe të popullit amerikan për Republikën e Kosovës. Së bashku, deri më tani, kemi arritur rezultate historike, mbi të cilat duhet të sigurohet e ardhmja e Kosovës si shtet i barabartë me të gjitha shtetet e tjera të botës. Kosova, shtet i pavarur e sovran, e anëtarësuar në NATO e BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të, është misioni ynë i pandryshuar.

Në këtë drejtim, shtrova kërkesën për arritjen dhe nënshkrimin e ‘Kartës për Partneritet Strategjik ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës’. Kjo kartë bilaterale partneriteti, siguron avancimin e relacioneve mes dy shteteve në mbrojtje, politikë, energjetikë, edukim, ekonomi, kulturë e të drejta të njeriut. Karta në fjalë, avancon në nivel të ri marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve, siç dhe ofron dhe garanci të shëndosha për të ardhmen euroatlantike të Kosovës e regjionit.

Z.Escobar i prezantuam dhe pikëpamjet tona mbi gjendjen e fundit të sigurisë në Kosovë, si dhe nevojën e koordinimit të ngushtë të institucioneve të Kosovës me SHBA-të dhe me partnerët e tjerë. Koordinimi i tillë është garanci për të kapërcyer të gjitha sfidat.

Në frymën e diskutimit që pata sot në Departamentin e Shtetit, shpreh edhe një herë shqetësimin tim dhe të LDK-së për shkallën në të cilën institucionet e Kosovës e kanë degraduar raportin me Qeverinë amerikane.

Për shtetin tonë të ri, aleanca me SHBA-të është jetike. Kështu ka qenë tash e më shumë se tri dekada. Aleanca dhe bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të dhe me partnerët evropianë, Kosovës ia kanë sjellë lirinë dhe pavarësinë. Populli i Kosovës është përjetë mirënjohës për gjithë angazhimin e partnerëve tanë.

Edhe një herë, u bëj thirrje institucioneve të vendit që të bashkëpunojnë ngushtë me SHBA-të dhe partnerët e tjerë, në funksion të shtrirjes së sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, të sigurisë dhe të prosperitetit për të gjithë. /Nacionale.com

Op/Ed

Pse Shkëlzeni është më i besueshëm se Berisha për aleatët e PD?

Shkruan: Mero Baze Zhvillimet në opozitë kanë bërë një hap...

Ali Ahmeti shpall Tetovën kryeqendër për të fshehur humbjet në Shkup

Nga Astrit Gashi Të thuash se Tetova është kryeqendra e...

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Milaim Zeka dorëzon në Prokurorinë Speciale dosjen e audio-incizimeve të Nenad Rashiqit

Gazetari i njohur Milaim Zeka ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale dosjen që përmban audio-incizimet e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq. Zeka...

Trump pas samitit në Egjipt: “Do të vendos vetë çfarë është e drejtë për Gazën”

Presidenti amerikan shmang debatin për zgjidhjen me një apo dy shtete dhe vendos fokusin tek rindërtimi i Gazës. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do...

Vazhdon procesi i numërimit në shumicën e komunave – në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot probleme me internetin

Procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në kuadër të zgjedhjeve lokale është duke vazhduar në shumicën e Qendrave Komunale të Numërimit (QKN) në...