2026/02/28
Banner Top
Numërimi për Presidentin e ri drejt fundit, PDK sot mbledh Kryesinë e partisë në orën 13:00

Partia Demokratike e Kosovës do ta mbledh sot Kryesinë e partisë. Ky takim do të nis në orën 13:00, konfirmojnë burime te Gazetës Express.

Kjo mbledhje e Kryesisë së PDK-së vjen teksa në vend po ndodh diskutimi për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri dhe derisa në horizont s’ka ndonjë skenar konkret për atë se kush do të jetë shefi i ri i shtetit.

Partitë politike kanë kohë deri me datën 4 mars për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje dhe për të shmangur zgjedhjet e reja të cilat duhet të shpallen në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri.

Presidentja aktuale Vjosa Osmani ka shprehur hapur dëshirën e saj edhe për një mandat, megjithatë duket që për emrin e saj s’ka pajtueshmëri as brenda partisë GUXO që dikur e kishte themeluar.

Banner Content