2026/03/04
Banner Top
Faton Ramadani: I kemi provat qe Policia e Prokuroria thonin se kanë humbur

Shkruan: Faton Ramadani

 

PROKURORIA DHE POLICIA KISHIN DEKLARUAR SE PROVAT KAN HUMBUR– POR ATO EKZISTONIN,VETUM SE ISHIN MSHEF,TASHME ATO I KEMI

Para 24 vite janë dënuar njerëz të pafajshëm, ndërsa organi i akuzës ,Prokuroria dhe Hetuesia kanë deklaruar me dokument zyrtar se provat nga vendi i ngjarjes janë humbur.

Për vite të tëra u tha se viktima nuk kishte telefon, sikur të mos kishte ekzistuar asnjë gjurmë që mund të çonte tek e vërteta.

Por pas 24 viteve kërkim për drejtësi, e vërteta po del në dritë.

Provat që u deklaruan si të humbura kanë qenë në lëndë gjatë gjithë kohës.Madje Prokuroria kishte lëshuar dokument zyrtar që provat janë humbur, ndërsa sot po zbulohet se ato nuk kanë qenë të humbura fare.

Edhe më e rëndë është fakti se telefoni i viktimës ekzistonte, edhe pse për vite u mohua nga organet e akuzës.

Tashme është zbuluar edhe thirrja e fundit në ora 22:27 qe kishte viktima.Sipas deklaratës së një dëshmitari, pas kësaj thirrjeje viktima ishte larguar nga ahengu. Kjo është një provë shumë e rëndësishme që mund të çonte drejt zbardhjes së së vërtetës.

Por këto fakte janë mbajtur të fshehura për 24 vite me urdher te vrasve te vertet.

Kjo tregon se dikush kishte interes që e vërteta të mos zbulohej dhe që rasti të mbyllej duke dënuar të pafajshëm, ndërsa kryerësit e vërtetë të mbeteshin të mbrojtur.

Dokumentet që tregojnë se provat janë shpallur të humbura po e postojm edhe pse keto kan egzistu en lend,vetum jan majt te mshefura.

Pas 24 viteve padrejtesi është koha që e vërteta të dalë në dritë.
Është koha për drejtësi për të pafajshmit.
Është koha që përgjegjësit për fshehjen e provave të japin llogari.
Dhe është koha që kryerësit e vërtetë të dalin para drejtësisë edhe për mbulim të rastit me persona te pa fajshum.

E vërteta mund të vonohet…por nuk mund të fshihet përgjithmonë.

#Drejtesi #24VitePadrejtesi #EVerteta #MosHesht #DrejtesiPerTePafajshmit

Banner Content