spot_imgspot_img
spot_img

Përkujtohen Ilir Konushevci dhe mjeku Hazir Mala, ikonat e UÇK-së

Gjaku i gjeneralmajor Ilir Konushevcit dhe dr. Hazir Malës ujit rrënjët e pemës së lirisë, frytet e së cilës do t’i gëzojnë shumë breza. Vepra dhe rënia e tyre edhe sot 25 vite pas rënies së tyre e rrisin përgjegjësinë përballë historisë dhe janë pika referimi përballë të ardhmes. Dëshmorët janë ata që embajnë bashkë të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë

Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj sot kujtohen si ikonat e UÇK-së dhe përpjekjeve për lirinë e Kosovës. Ilir Konushevci “Mergimi” ishte njëri prej themeluesve të UÇK-së, luftëtar i orëve të para. Sigurisht emri i tij mbetet i skalitur edhe në historinë e lavdishme të UÇK-së, si njeri prej themelueseve të saj!

Ardian Miftari, dajë i gjeneralmajor Ilir Konushevcit thotë së: “Iliri, përveç përcaktimit për liri, ishte planifikues i gjithë rrugës tonë deri te liria, rrugë e përpjekjeve dhe veprimeve luftarake, e organizimeve luftarake, inspirues i të gjithë të rinjve që të bashkohen në rrugën e lirisë qysh ne vitet e hershme. Tashmë me shumë së dy dekada në secilin fillim të Majit në përvjetorin e tij të rënies në altarin e lirisë me miq dhe bashkëluftëtarë vijmë përkujtojmë Ilirin nipin tonë, feniksin e lirisë. Këta përvjetorë vizitojmë dhe familjen bujare të mjekut dhe mikut të Ilirit, Haziri Malës ishte baza logjistike dhe shtëpia UÇK-së”, tregon Ardiani.

Ndërsa Selim Haziri mik dhe bashkëluftëtar i “Mergimit” tregon së kur e njohu furnizuesin e UÇK-së.

“Me Ilirin na bashkoi Njësiti ‘Shqiponjat’ ku së bashku me shokët: Shaip Haziri, Naim Hyseni, Rexhep Uka, Lulëzim Podvorica, Naim, Bejtush Llugaliu themelojmë grupin ilegal apolitik me emrin ‘Shqiponjat’, i cili do të organizohej për t’iu kundërvënë secilit që drejtpërsëdrejti rrezikonte pasurinë dhe gjërat e njerëzve në Kosovë, por duke mos lënë anash as strategjinë luftarake. Kjo vërehet në betimin e dhënë, ku thuhet: ‘Betohem para flamurit dhe para shokëve se detyrat, të cilat i parashtron grupi, do t’i kryej me besnikëri dhe nëse është nevoja edhe jetën do ta jap për realizimin e idealit tonë’, tregon njeri nga themeluesit e këtij grupi, Selim Haziri.

Ishte mesanata e 8 MajitQafë në rrugën e veshtirë, Mali-Fierzë-Bajram Curri. Sapo kaluan fshatin Miliskajë, në vendin e quajtur Poravë, kamioni has në një pritë. Disa persona të armatosur rëndë hapin zjarr me breshëri ku Ilir Konushevci plagoset rëndë ndërsa mjeku Malaj shpëton pa lëndime. Shoferi merr lëndime të lehta dhe sigurohet në një pozicion nga ku kundërpërgjigjet me zjarr. Një prej autorëve të pritës mbetet i plagosur rëndë. Në këtë moment, grupi i tyre tërhiqet me shpejtësi. Ata i drejtohen spitalit të Bajram Currit ku mbërrin i vdekur Agim Demiri.

Mjeku Hazir Malaj merr në krahë Konushevcin e plagosur rëndë dhe niset në këmbë për të kërkuar ndihmë në drejtim të Fierzës. Pasi kishte ecur pak kilometra, autorët e sulmit të parë kishin bërë një pritë të dytë pikërisht në këtë vend të lapidari, plaçkitësit kriminel vrasin dhe mbulojnë me gurë poshtë urës trupat e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës rreth 3 kilometër larg hidrocentralit të Fierzës.

Nga burime brenda Shërbimit Informativ të Shqipërisë, dyshohet së janë plaçkitësit paguar nga sigurimi serb për të ndalë furnizimin me armatim të UÇK-së ata të cilët i kishin zënë pritën Ilir Konushevcit e Hazir Malës janë Bislim Demiri, Agim Demiri, Petrit Braha, Isa Kernaja dhe Shkëlzen Kurbala.Këta të gjithë tashmë janë të vrarë, në përjashtim të Petrit Brahës, i cili jeton në Belgjikë dhe është i paralizuar nga disa plumba që kishte marrë më pas.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...