spot_imgspot_img
spot_img

Si do t’i përgjigjet NATO-ja sulmit me raketa në Poloni? Flasin ekspertët

Brenda disa minutave të raportimeve se raketat ruse kishin goditur një qytet mbi kufirin e Ukrainës me Poloninë – një vend anëtar i NATO-s – filluan spekulimet se si aleanca kishte gjasa të përgjigjej. Ekziston pajtimi i gjerë se vendimi do të jetë rreth asaj se cila nga dy politikat do të përdoret – neni 4 ose neni 5, raporton “SkyNews”.

Neni 5 thotë se “nëse një aleat i NATO-s është viktimë e një sulmi të armatosur, çdo anëtar tjetër i aleancës do ta konsiderojë këtë akt dhune si një sulm të armatosur kundër të gjithë anëtarëve dhe do të ndërmarrë veprimet që i konsideron të nevojshme për të ndihmuar aleatin e sulmuar”, transmeton Klankosova.tv.

Nëse kjo do të përdorej, pothuajse në mënyrë të pashmangshme do të nënkuptonte një sulm ushtarak të një forme ndaj Rusisë.

Megjithatë, pavarësisht një reference në nenin 5 në komentet e një zyrtari të Pentagonit të raportuar pak më herët, duket se po shfaqet një konsensus tentativë midis ekspertëve se thirrja e Nenit 4 është shumë më e mundshme.

Sipas dokumenteve zyrtare të NATO-s, neni 4 nënkupton se “palët do të konsultohen së bashku” nëse konstatohet se “integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria” e tyre kërcënohet.

Në mënyrë të qartë, kjo do të përfshijë një rrezik shumë më të vogël të një përshkallëzimi dhe zgjerimi të konsiderueshëm të konfliktit – diçka që zhvillimet e fundit, kuptueshëm, kanë ngjallur frikë. /Klankosova.tv

Op/Ed

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një fotografi të profesorit dhe aktorit të mirënjohur Enver Petrovci me kryeministrin, duke nxitur komente fyese...

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...