Kreu i LVV-së dhe kryetari i Qeverisë, Albin Kurti, ka ndarë detaje nga diskutimet që janë bërë me krerët e partive opozitare për zgjedhjen e presidentit.
Kurti ka vlerësuar diskutimet në mes tyre si mjaft konstruktive, megjithatë ka thënë se s’kanë përmendur asnjë emër të veçantë për president.
Kreu i LVV-së ka thënë se pavarësisht konstruktivitetit në takime, nuk ka pasur një zgjidhje.
Kurti gjithashtu ka treguar se në tri ditët e fundit s’kanë mundur të takohen, meqë Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku s’kishin pranuar të takohen.



