2026/03/07
Banner Top
Kurti zbulon versionin e tij të prapaskenave të negociatave me Hamzën e Abdixhikun për çështjen e presidentit

Kreu i LVV-së dhe kryetari i Qeverisë, Albin Kurti, ka ndarë detaje nga diskutimet që janë bërë me krerët e partive opozitare për zgjedhjen e presidentit.

Kurti ka vlerësuar diskutimet në mes tyre si mjaft konstruktive, megjithatë ka thënë se s’kanë përmendur asnjë emër të veçantë për president.

Kreu i LVV-së ka thënë se pavarësisht konstruktivitetit në takime, nuk ka pasur një zgjidhje.

Kurti gjithashtu ka treguar se në tri ditët e fundit s’kanë mundur të takohen, meqë Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku s’kishin pranuar të takohen.

Banner Content