2026/03/09
Banner Top
Ramadani:24 vite e vërteta e fshehur

Shkruan Faton Ramadani:

24 vite e fshehur e vërteta: Numri i telefonit të Hamz Hajrës del në dritë pasi vrasesit e kishin mshefur permes sistemit te drejtesis– tashme e kemi deshmin se edhe kush e thirri pak minuta para vrasjes?

Për më shumë se 24 vite, rasti i vrasjes së Hamz Hajrës ka mbetur i mbuluar me heshtje, dyshime dhe padrejtësi. Në vend që drejtësia të zbardhte të vërtetën, për 24 vite vrasesit perdoren drejtesin që ky krim të mos zbulohej kurrë.

Një nga pretendimet që është përsëritur për qe 24 vite me radhë ishte se Hamz Hajra nuk kishte telefon mobil. Mirëpo dokumentet qe kemi siguruar te hetimit ndërkombëtar tregojnë të kundërtën. Në një raport zyrtar shtesë të vitit 2002, konfirmohet qartë se Hamz Hajra kishte një numër telefoni mobil, informacion që për shumë se 24 vite nuk u bë publik dhe u paraqit se nuk kishte telefon.

Ky dokument ngre pyetje serioze:
Pse u fsheh ky informacion për kaq gjatë?

Sipas të dhënave që tashmë kanë dalë në dritë, pak para vrasjes së Hamz Hajrës – në orën 22:27 Hamza është telefonuar nga një numër tashme i zbuluar nga ne, dhe personi që ka bërë këtë telefonatë ka qenë gjithashtu i dyshuar në atë kohë për këtë vrasje nga Arben Kiqina dhe disa tjer.

Dyshimet bëhen edhe më të forta kur përmenden lidhjet e këtij personi me Muharrem Xhemajlin, për të cilin thuhet se kishte filluar bashkëpunimin me Hamz Hajrën. Sipas disa hetimeve dhe vlerësimeve të ndërkombëtarëve, informacionet e Muharrem Xhemajlit dhe Kimete Krasniqit mund të jenë çelësi për zbardhjen e këtij rasti.

Megjithatë, për më shumë se dy dekada, drejtësia duket se nuk ka arritur ta zbardhë plotësisht këtë krim. Përkundrazi, shumë njerëz besojnë se rasti u devijua dhe u montuan akuza ndaj personave të pafajshëm, duke përfshirë edhe burgosjen e disa të rinjve vetum mos te zbulohen vrasesit e vertet.

Pse u mshefen keto prova dhe si vrasesit perdoren sistemin e drejtesis për të mbuluar krimin e tyre me personat te pa fajshum.

Heshtja e institucioneve për këtë rast vazhdon të jetë shqetësuese. Pas 24 vitesh, familja Ramadani dhe opinioni publik meritojnë përgjigje të qart,nje herim te drejte ne prova dhe fakte.

Publikimi i dokumenteve dhe të tjera që posedojm që lidhen me këtë rast mund të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës. Sepse drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

Deri me tani asnjeri nga te permendurit nuk ka reaguar,kjo tregon se ata e din qe keto jan te verteta,presum naj reagim qe ti postojm dokumentet edhe me te rendesishme per te verteten,por si duket kan zgjedhur heshtjen.

Dhe pyetja mbetet ende e hapur:
Pse u mshef thirrja e Hamz Hajres pak minuta para se ai të vritej – dhe pse kjo e vërtetë u fsheh për kaq gjatë?

Banner Content