2025/11/13
Banner Top

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dënuar sulmet e raportuara me raketa ruse në Poloni ku mbetën të vrarë dy persona. Kurti thotë se bashkohet me botën demokratike në dënimin e krimeve të luftës të Rusisë teksa ka bërë thirrje për një hetim të plotë të sulmit, njofton Klankosova.tv.

“Ngushëllimet e mia për Republikën e Polonisë pasi dy civilë u vranë pranë kufirit polako-ukrainas në mes të sulmit raketor të Rusisë në territorin ukrainas. Unë bashkohem me botën demokratike në dënimin e krimeve të luftës të Rusisë dhe bëj thirrje për një hetim të plotë të sulmit”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Postimi i plotë i Kurtit:

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment